Dua Lipa tregon planet e saj për vitin 2019

0
72

Dua Lipa e ka nisur me këmbë të mbarë vitin e ri.  Këngëtarja me origjinë shqiptare u nominua me dy çmime në Grammy dhe me 4 çmime në BRIT Awards. Dhe ylli i muzikës ka zbuluar prioritetet e saj për vitin 2019. Padyshim që fansat e saj do jenë shumë të lumtur nga lajmi që Dua zbuloi.

Ylli i ‘New Rules’ tha se publikimi i albumit të dytë është prioriteti i saj këtë vit.

Duke folur për Rolling Stone, Dua tha, “po punoj me të vërtetë shumë për të nxjerrë albumin e ri. Këto janë rregullat e reja që do u përmbahen. Do jem në studio për t’u siguruar që do kthehem me gjëra zbavitëse për të gjithë”, përcjell Atsh.

Dua Lipa pritet të nxjerrë këngën ‘Swan Song’ më 24 janar, që do jetë kolona zanore e filmit ‘Alita’.