Sot dita e ndërgjegjësimit për pinguinë, mësoni çdo gjë rreth tyre

0
3681

Pinguinët  janë zogj jo-fluturues që jetojnë pothuajse ekskluzivisht në hemisferën jugore, veçanërisht në Antarktidë.

Me përshtatshmëri të lartë për jetën në ujë, pinguinët kanë nuancë të errët dhe pendë të bardha, dhe krahët e tyre janë bërë pende notimi.

Shumica e pinguinëve ushqehen me peshk, kallamar, dhe forma të tjera të jetës në det që kapen ndërsa notojnë nën ujë.

Ata shpenzojnë rreth gjysmën e jetës së tyre në tokë e gjysmën në oqeane.

Edhe pse të gjitha llojet e pinguinëve kanë prejardhjen nga hemisfera jugore, ata nuk janë gjetur vetëm në klimat e ftohta, të tilla si Antarktida. Vetëm disa lloje të pinguinëve jetojnë deri tani ne jug. Disa specie janë gjetur në zonën e butë, dhe një specie, pinguini Galapagos, jeton pranë ekuatorit.

Lloji më i madh i specieve që jetojnë është pinguini Perandori. Të rriturit janë mesatarisht rreth 1,1 m të gjatë dhe peshojnë 35 kg ose më shumë.

Pinguinët Perandorë janë më të mëdhenj se pinguinët e tjerë. Këta shpendë të paaftë për të fluturuar jetojnë në akujt e Antarktidës në temperatura ekstreme deri në -60˚C.

Pinguinët Perandorë riprodhohen gjatë sezonit të gjatë të dimrit, femrat depozitojnë vetëm një vezë, të cilën e braktisin menjëherë rreth 2 muaj duke ikur në kërkim të ushqimit. Për 2 muaj vezën e ngroh pinguini mashkull, ndryshe nga zogjtë e tjerë të cilët ulen mbi vezë, pinguinët qëndrojnë në këmbë duke i mbështjellë me trupin e tyre. Pinguini mashkull gjatë kohës që kujdeset për vezën, nuk ushqehet dhe nuk largohet prej saj.

Pasi zhyten në ujë, pinguinët Perandorë arrijnë deri në 565 m thellësi dhe qëndrojnë rreth 20 minuta brenda në ujë. Pasi femrat kthehen në vendin ku kanë depozituar vezët ato vinë me barkun te mbushur me ushqim, të cilin e përdorin për të ushqyer të voglin e tyre. Pasi e përfunduan detyrën e tyre pinguinët meshkuj futen në ujë që të ushqehen. Gjatë kësaj kohe është nëna që kujdeset për të voglin derisa ai të bëhet i aftë për të përballuar jetesën i vetëm.

Lloji më i vogël i pinguinëve është Little Blue Penguin, i njohur gjithashtu si pinguin zanash, i cili është rreth 40 cm i gjatë dhe peshon 1 kg.

20 Janari është dita e ndërgjegjësimit ndaj mbrojtjes së tyre. Sot këto zogj po përballen me probleme të rënda, ndaj sensibilizimi duhet të jëtë më i madh./OxygenPress.info