Revistë shkencore dedikuar Skënderbeut

0
53

Në  Muzeun Historik Kombëtar, gjatë ditës së djeshme u  përurua numri special i revistës shkencore “Studime  Muzeologjike”, dedikuar Skenderbeut, në kuadër të vitit mbarëkombëtar, shkruan OxygenPress.

Në këtë numër është edhe shkrimi i Frederik Stamatit,  “Tre shpata nga periudha e Skënderbeut”. Kujtojmë se Skënderbeu ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Për 25 vjet me radhë e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët e vendlindjen nga sundimi i huaj. /OxygenPress.info