Në jug të Japonisë shpërthen vullkani Shinmoedake

0
45

Një vullkan që ndodhet në ishullin jugor japonez Kuçinoerab, Shinmoedake, ka shpërthyer dje në këtë zonë , njoftoi enti meteorologjik i Japonisë, duke theksuar se vullkani ka nxjerrë hi dhe tym i cili është ngjitur në një lartësi deri në 500 metra.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, shkruan se “autoritetet lokale kanë shpallur alarmin e gatishmërisë së shkallës së tretë për banorët në atë ishull”.

Aktualisht nuk ka vendbanime të rrezikuara nga shpërthimi, por popullsisë i është bërë thirrje për një gatishmëri maksimale.

Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Shinmoedake ka ndodhur në maj të vitit 2015, duke shkaktuar evakuimin e tërë popullatës së ishullit./AtsH/OxygenPress.info