Financial Times e quan yll të operistikës ndërkombëtare Ermonela Jahon

0
40

Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë operetën e famshme “La Traviata”, konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare. Këtë epitet  Ermonela Jaho e morri nga prestigjiozja britanike ”Financial Times.

Jaho e ka kënduar “La Traviatën” 10 vjet më parë, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura.

”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese të performancës së saj. Jaho jep në skenë gjithçka që ajo ka, ku shfaqet sa e ndjeshme, aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet në artikullin e ”Financial Times”.