FIFA analizon mundësinë zgjerimit të Botërorit 2022

0
74

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) vazhdon të diskutojë dhe studiojë mundësinë e zgjerimit në 48 ekipe numrin e pjesëmarrësve në Kupën e Botës 2022 në Katar, garantoi sot presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke përmendur mundësinë për të luajtur ndonjë ndeshje në vendet fqinje.

“Ne mendojmë se për të zgjeruar në 48 numrin e ekipeve të pjesëmarrësve në Botërorin 2026 është një vendim i mirë dhe ne po studiojmë mundësinë për ta bërë që në vitin 2022. Katari është treguar i hapur ndaj kësaj ideje”, tha Gianni Infantino gjatë një konference për shtyp, në përfundim të tre ditëve të samitit të FIFA-s në Marakesh, kryeqyteti turistik i Marokut.

“Shumica e federatave dëshiron që kjo të bëhet. Por duhet të shihet nëse është e mundur në nivel organizimi. Sigurisht që do të jetë e vështirë për të organizuar një Kupë Bote me 48 ekipe vetëm në Katar. Ideja është që të organizohet ndonjë ndeshje në vendet fqinje”, insistoi kreu i FIFA-s.

Por Katari aktualisht është në mes të një krize diplomatike madhore me disa prej fqinjëve të tij, me në krye Arabinë Saudite, që e komplikon mundësinë për të organizuar ndeshje në vendet fqinje./Atsh