Ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2019

0
65

Më 23 janar 2019 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2019. Kështu ka njoftuar Ministria e Financave, ku sipas saj në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet dy vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.