Plan për ata që kërkojnë lëmoshë

0
54

Përfaqësuesit e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe ata të Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Prishtinës zhvilluan një takim me zyrtarë të Policisë së Kosovës, në lidhje me dukurinë e kërkim lëmoshës, dukuri kjo që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese sidomos në këtë mot të ftohtë dimri.

Siç thuhet në njoftim, zyrtarët komunalë bashkë me Policinë u dakorduan që të shtohen patrullimet në sheshet dhe vendet më të frekuentuara të Kryeqytetit, në mënyrë që të parandalohet një dukuri e tillë, dhe të ruhet shëndeti i personave në nevojë.

“Drejtoria e Mirëqenies Sociale do të shtyjë përpara idenë e krijimit të një plani afatgjatë nga institucionet relevante, përmes të cilit do të ndërmerren masa në ngritjen e mirëqenies së përgjithshme, parandalimin e punës fizike për të mitur, parandalimin e keqtrajtimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, e të ngjashme. Ftojmë qytetarët që kudo që hasin në persona në nevojë që kërkojnë lëmoshë, të kontaktojnë në numrin kujdestar të Policisë 192”, thuhet në njoftim.