Mësoni se si duhet të marinohet mishi

0
419

Pjekja e mishit dhe e peshkut e ka zanafillën që kur njerëzit filluan të ndezin zjarrin dhe ne, edhe sot e kësaj dite, vazhdojmë të pjekim dhe na pëlqen shumë kjo gjë. Thuhet që mjeshtër të grilës kanë qenë grekët, të cilët përcaktuan dhe tre rregullat e saj: verë, mish dhe femra.

Nëse duam mish të bardhë, fillimisht duhet ta marinojmë, në të kundërt, mund të thahet gjatë pjekjes. Nëse duam të bëjmë grilatë peshku, mund të përdorim çdo lloj peshku, përfshirë edhe frutat e detit.

Nuk mund të mungojnë limoni, vaji i ullirit, uthulla, gjethet e rozmarinës, dafina, sherbela, piperi e majdanozi.

Marinimi për mishin e bardhë

Në një tas, përziejmë 130 g kos, 1 lugë të vogël curry, majdanoz të grirë, lëngun e një limoni, piper kokërr dhe një thelb hudhër në copa.

Më pas, hedhim copat e mishit, i përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 2 orë në një mjedis të freskët.

Marinimi për peshkun

Marinimi i zakonshëm: e vendosim peshkun në një enë.

Më pas, shtojmë pak majdanoz të grirë, hudhër të grirë, lëng limoni dhe gjethe trumze (nëse i keni).

Në të gjitha rastet, përpara se mishi të piqet në grilë, duhet të kullohet mirë nga lëngu i marinimit, si dhe të thahet me letër thithëse kuzhine./Bota/OxygenPress.info