Nuk ka ende shtesa për fëmijë në Kosovë

0
109

Ishte thënë se muaji janar i viti 2019, do të jetë muaji i shtesave për fëmijë, por një gjë e tillë nuk do të ndodh. Këtë e ka konfirmuar vet iniciues-ja e projektligjit për shtesat, Donika Kadaj Bujupi.

Kadaj Bujupi ka thënë se ka ende punë për ta mundësuar marrjen e parave nga fëmijët.

Kjo ngase duhen bërë edhe disa ligje shtesë, të cilat do ta mundësojnë finalizimin e plotë për këtë çështje.Kadaj-Bujupi ka thënë se duhet bërë edhe kategorizimi i familjeve që do të marrin shtesat për fëmijë, ngase jo të gjitha familjet do të përfitojnë nga ky ligj.

“Pas disa vonesave në votim, ne arritëm që të marrim shumicën e votave, nga an e deputetëve, ishin edhe deputetët të opozitës ata që na përkrahen, dhe ishin në të drejtën e fëmijëve. Kjo rezolutë ka tri pika.Pika e parë tregon se kjo rezolutë zbatohet në vitin 2019 përmes ligjeve shtesë të cilat duhet ti bëjë Qeveria në mënyrë që kjo të jetësohet sipas kërkesave dhe rekomandimeve në rezolutë.Një prej kërkesave tjera është që të bëhet një kategorizim, ngase jo të gjitha familjet do të përfitojnë.Unë nuk mendoj se do të të vonohet edhe shumë, ne bërë përpjekjet që të bëhet sa më shpejt”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se nuk pret shumë vonesa dhe se zbatimi i saj do të ndodh gjithsesi brenda këtij viti.

“Shtesat do ti kemi gjatë vitit 2019, por kur saktë, në cilin muaj nuk e di, dhe nuk dua ta jap një datë të caktuar”, ka thënë Kadaj Bujupi./Blic/OxygenPress.info