Çfarë kishte ndodhur më 12 janar?

0
90

1967 – Doktor James Bedford bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht (në gjendje të ngrirë) me qëllim të ringjalljes në të ardhmen. Bedford ishte professor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornise dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri (73 vjeç), trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë Celsius. Me testament, ai kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të grirë. Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.

1971 – Shtatëshja e Harrisburgut: I përndershmi Filipi Berrigan dhe 6 të tjerë akuzohen për komplot për të rrëmbyer Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Henry Kissinger dhe për të hedhur në erë sistemet e ngrohjes së ndërtesave federale në Uashington, DC. Ata ishin një grup aktivistësh fetarë kundër luftës së Vietnamit. Grupi u bë i famshëm kur prokururori nuk arriti të paraqesë argumenta të mjaftueshme dhe të pandehurit u liruan nga akuzat.

1990 – Rumania nxjerr jashtë ligjit Partinë Komuniste, pasi kishte ekzekutuar kryetarin e saj, Çaushesku.

1998 – Nëntëmbëdhjetë vendet evropiane bien dakord që të ndalojnë klonimin njerëzor. Gjithashtu, shumë vende të tjera kanë ligje kundër klonimit njerëzor. Por, teknologjia e klonimit të gjitarëve, edhe pse larg nga persosja, ka arritur pikën ku shumë shkencëtarë tashmë kanë njohuri, literatura është në dispozicion, dhe zbatimi i teknologjisë se klonimit nuk është shumë i shtrenjtë në krahasim me shumë procese të tjera shkencore. Për këtë arsye, Leëis D. Eigen argumenton në scriptamus.ëordpress.com, se përpjekjet e klonimit të njeriut do të fillojnë në vitet e ardhshme, në mos edhe mund të kenë filluar.

2010 – Tërmeti në Haiti shkakton vrasjen e 316-mijë njerëzve dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të kryeqytetit Port – au- Prince.