Alberie Hadergjonaj tregon për skandalin që ndodh në Këngën Magjike

0
354

Këngëtarja që gjithmonë ishte nëpër festivale e edhe fitonte çmime, thotë se nuk pranon të jetë më pjesë e Këngës Magjike.

Alberie Hadergjonaj vlerëson lartë punën që bënë Aurela Gaçe, por tregon se si ajo dhe Flori Mumajesi dërgojnë nga pesë këngëtarë në garën e këngës Magjike.

“Është mes miqësh. Të dy i kam miq, por nëse Aurela Gaqe është aty ske çfarë kërkon më, jo pse e ka këngën më të mirë, por i ka pesë të tjerë aty. Edhe Flori Mumajesi njëlloj kishte 5 apo më shumë këngë dhe ata të gjithë i japin maksimumin e pikëve Florit. Unë nuk mundem me lut askënd me mi jep pikët”, thotë Hadergjonaj në Oxygen Show.

“Ardit Gjebrea është në rregull, thotë këta kapen mes vete, ai sponzorët i merr për vete. Kjo është skandal, i kam thënë edhe Arditit që kjo është fatkeqësi”, thotë ajo, teksa shprehet e gatshme për secilin këngëtar që guxon t’i del përballë./OxygenPress.info