Policia këshillon ngasësit në ditët e acarta

0
42

Reshjet e dëborës dhe moti i ftohtë kanë shkaktuar vështirësi tek shoferët për qarkullim.

Kështu Policia e trafikut këshillon këta shoferë të automjeteve që në të gjitha akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të mos qarkullojnë pa pajisje dimërore, si gomat e dimrit dhe zinxhirë në segmente rrugore ku është e nevojshme.

“ Gjithashtu kërkojmë nga shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës në veçanti në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet më tej në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës