Kush është Jonathan Culler?

0
24

Xhonaton Kaller është kritik amerikan dhe profesor i gjuhës angleze në Universitetin e Kornellit. U lind në vitin 1944.

Libri i tij “Poetika strukturaliste” është shpërblyer me çmimin Lowell Prize, i ka krijuar autorit të  reputacionin si një ndër kritikët më të njohur.

Libri tjetër i tij “Teori letrare: një hyrje shumë e shkurtë”, është përkthyer në 26 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Profesor Jonathan Culler ka qenë president i Shoqatës Amerikane të Letërsisë komparative dhe shef i departamenteve të Anglishtës, Letërsisë komparative dhe studimeve të gjuhëve romane në Kornell.

Nga viti 2001 është anëtar i Akademisë dhe Shkencave, kurse nga viti 2006 është anëtar i Shoqatës Filozofike Amerikane, shkruan Symbol.

Tani, punon sekeretar i Këshillit Amerikan të Shoqatave Mësimore dhe shef i Këshillit të Nju Jorkut për Shkencat Humane.

“Nuk kishte njëri tjetër në Oksford që interesohej apo që dinte dicka rreth strukturalizmit, dhe kjo ishte mjaft e rëndësishme për mua. Ndjenja se dija më shumë për këto gjëra, sesa kushdo tjetër në Oksford, më dha shumë besim për të shkruar recensione për botimet e reja dhe pa dyshim më ndihmoi ta përvetësoj një ton autoritar në Poetikën strukturaliste”, ka thënë ai./OxygenPress.info