Pse foshnjat kthejnë ushqimin?

0
195

Refluksi njihet si kthimi i ushqimit,  pasi foshnja  e ka konsumuar, gjendje e cila nuk ka lidhje me mënyrën e ushqyerjes së fëmijës. Pra mund të prekë qoftë bebat që ushqehen me formulë dhe ata që ushqehen me gji.

Para së gjithash duhet të themi se nuk duhet të trajtohet si një sëmundje duke qënë se është shumë normale dhe prek më shumë se 40% të bebave. Është një problem i përkohshëm që largohet me maturimin e sistemit tretës të bebit.

Ezofagu lidh gojën me stomakun dhe tek ai ndodhet një valvul e cila kontrollon disa muskuj në formë unaze. Kur bebi pi valvula hapet dhe kalon ushqimi, më pas ajo mbyllet dhe ushqimi qëndron në stomak. Duke qënë se këta muskuj janë ende duke u maturuar valvula nuk e kryen gjithmonë siç duhet funksionin e saj.

Si të trajtojmë apo parandalojmë refluksin?

E ushqeni fëmijën në pozicion disi vertikal, pra jo horizontalisht; E mbani bebin të gromësijë për 20-30 minuta pas çdo vakti; Provoni ta ushqeni më shpesh dhe në sasi më të pakët; Nëse bebi ushqehet me formulë provoni ta bëni të gromësijë pas çdo 2-3 minutash gjatë një vakti.

Sigurohuni që vrima e biberonit të mos jetë shumë e hapur në mënyrë që qumështi të mos dalë shumë shpejt; Provoni të përdorni një qumësht të posaçëm formule për bebat me refluks; Koka e bebit mund të qëndrojë disi më lart edhe ndërsa është shtrirë në djep. Mund të vendosni diçka poshtë dyshekut që ta ngrejë më sipër zonën e kokës./Shneta/OxygenPress.info