Doktori 106 vjeçar, shumë shpejt me studim të ri

0
54

Doktori William Frankland, i lindur me 19 Mars 1912, është një ekspert e mirënjohur i alergjive dhe i mbijetuari i fundit ende i gjallë midis ushtarëve britanik të burgosur nga Japonezët në kampet e Luftës së Dytë Botërore.

Ai u bë mjek i alergjisë dhe krijoi një sistem për t’u dalë në ndihmë njerëzve se çfarë u shkaktonte atyre alergji.

E gjithë kjo, ndodhi rreth viteve të 50-ta, dhe për nder te tij, Klinika e Alergjisë në Londër u emërua sipas emrit të tij. Franklin edhe pse 106 vjeç, akoma konsultohet me pacienta dhe kontribuon me artikuj për Gazetarinë.

Ai e pëlqen shumë të lexoj ditar të mjekësisë dhe të jetë një hap me fushën që ai ndihmoi të krijohet. Në këtë pikë të jetës, ai kishte akoma edhe një gjysmë shekulli karrierë për të bërë.

“Shumë shpesh njerëzit më pyesin se si ke jetuar kaq gjatë”, thotë ai. “Dhe unë u them se është thjeshtë çështje fati, asgjë më shumë.

Ai njihet sot si Sfiduesi ndaj Vdekjes dhe është një histori e gjallë e afirmimit të jetës. Pas moshës 100 vjeçare ai ka botuar tre studime shkencore dhe ka në dorë të katërtin, për ta botuar këtë vit, sidomos mbi imunitetin që trupat po krijojnë ndaj penicilinës.