Rikthimi në shkollë, si të largojmë stresin nga fëmijët

0
66

Fëmijët tanë kanë kaluar më shumë se dy javë pushim dhe argëtim, ndërkohë që ti ke ndjekur me kënaqësi ritmet e tij duke e lënë atë të pushoj dhe të bënte çfarë dëshironte.

Por tani do të jetë pak e vështirë për ta kthyer në ritmet e shkollës. Për të kaluar këtë fazë kritike, duhet të jesh më shumë e disponueshme se zakonisht dhe ti tregosh të gjithë mbështetjen tënde. Do ishte mirë të bëni me ta biseda sipas karakterit dhe sipas moshës së fëmijës:

Kujtoj fëmijës që do të ritakoj shokët, do të zbulojë aktivitete të reja, do të mësojë më shumë gjëra të cilat do ta ndihmojnë të rritet konjitivisht. Me fëmijët duhet të jemi sa me praktik dhe të ndajmë mendime së bashku. Shpjegoji se në rastet kur të jetë në vështirësi ti do të jesh aty për ta ndihmuar që ta rifilloj shkollën sa më me pak ankth.

Fëmijëve ju pëlqen shumë që ta kenë të gjithë vëmendjen e prindërve të tyre ndërkohë që jeni duke bërë një shetitje, duke shijuar një ëmbëlsirë, një lojë në natyrë vetëm ju edhe fëmija, jep goxha rezultat. Qoftë edhe një bisedë në dhomën e tij me fëmijën është një fillim i mirë.

Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që ta sjellin bisedën ngadalë e shtruar deri te pika ku fëmija të ndihet rehat dhe i sigurt për të folur për ndjesitë, frikërat dhe pasiguritë e tij.

Fëmijët kanë nevojë që ne prindërit të jemi të duruar dhe të kuptueshëm me ta. Ata kanë nevojë që të dëgjojnë fjalë vlerësuese, por mbi të gjitha ta ndjejnë që i duam shumë. Kjo e fundit do ju japi më shumë vetbesim,vetvlersim dhe autonomi absolute.

(Që të jeni në kujtimet e fëmijëve nesër, duhet të jeni në jetën e tyre sot.)

Shkruan: Valentina Telhaj, Psikologe keshillimi…