Braxton Moral është 16 vjeç. Ai ka vendosur të përfundojë studimet, si në shkollën e mesme ashtu dhe në Universitetin e Harvardit, në pranverë. Moral do të marrë diplomën e shkollës së mesme, edhe atë bachelor nga universiteti ”Ivy League”, në muajin maj.
Pavarësisht se është studenti i parë dhe i vetëm që njëkohësisht ndjek një diplomë të shkollës së mesme dhe një diplomë bachelor nga Universiteti i Harvardit, Moral nuk e konsideron veten të ndryshëm nga nxënësit e tjerë të shkollave të mesme.
“Unë nuk jam ndryshe, unë thjesht bëj një gjë të vogël në anën tjetër”, thotë Moral.
Morali shpreson të studiojë në Fakultetin Juridik të Harvardit pas diplomimit. Ai ka në plan të bëhet politikan, pas përfundimit të studimeve në këtë fakultet.