Fustanet e yjeve në Golden Globe 2019

0
105

Pushimet e Krishtlindjes për yjet kanë mbaruar dhe një sezon i ri i çmimeve dhe qilimave të kuq sapo ka filluar. Janari gjithmonë është përuruar me Golden Globe dhe ky edicion i 76-të ka mbledhur si zakonisht shumë të famshëm.

Nëse edicioni 2018 ka hyrë në histori për zgjedhjen e veshjen të gjithë me të zeza për të mbështetur lëvizjen Me Too, një vit më vonë do të gjeni ngjyra, forma dhe printime të të gjitha llojeve.

Ndër stilistët që yjet preferuan të veshin fustanet e tyre janë Valentino, Kenzo, Calvin Klein, Givenchy, Ralph and Russo, Prada, Armani Prive e Moschino, shkruan Atsh.

Hidhni një sy në galeri për të gjetur kush ishte atje: do të gjeni kthimin e madh të Julia Roberts, Lady Gaga në versionin “blu zanash” dhe shumë yje të tjerë me pamje që nuk duhen humbur.