Përurohet parkingu nëntokësor në Mitrovicë

0
124

Dje në Mitrovicë është përuruar parkingu nëntokësor, për të cilin po thuhet se është i ndëtuar sipas standardeve evopiane.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë parking nëntokësor, i cili ofron jo vetëm çmime të lira por njëkohësisht standarde dhe siguri për veturat e tyre.

Ky parking nëntokësor është ndërtuar në bazë të standardeve evropiane, i cili posedon kamera, ndriçim dhe siguri maksimale, si dhe ofron mundësi për parkim të afro 50 veturave.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, zv. ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, zv. ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Sami Zeka, drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë tjerë komunal.