Qytetarët e Gjakovës kundërshtojnë vizitën e pelegrinëve serb

0
18

Shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe qindra qytetarë të tjerë të Gjakovës kanë protestuar sot para kishës ortodokse serbe në Gjakovë. Ata kanë kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serb të cilët dyshohen që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Protesta për të kundërshtuar vizitën e pelegrinëve serb ishte paralajmëruar më herët, por pelegrinët nuk vizituan sot kishën ortodokse në Gjakovë.

Protestuesit vendosën pankarta në derë të kishës dhe marshuan deri te parku i qytetit.

Policia e Kosovës ka vlerësuar se protesta ishte paqësore në të cilën morën pjesë rreth 200 persona./OxygenPress.info