Marsh në përkujtim të dëshmorëve të Luftës së Parë Botërore

0
44

Mijëra njerëz u mblodhën sot duke marshuar në qytetin Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarıkamish në Luftën e Parë Botërore.

Pikënisja e marshit ishte në vendin Kizilçubuk, ku në fakt kishte filluar operacioni luftarak kundër ushtrisë ruse në Kaukaz gjatë Luftës së Parë Botërore.

Marshi i gjatë katër kilometra e gjysmë, i titulluar “Turqia marshon për dëshmorët”, shënon 104-vjetorin e betejës së vitit 1914, në të cilën rreth 90 000 ushtarë turq mbetën të vdekur, shkruan Atsh.

Në mesin e personaliteteve të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e Turqisë, ishin edhe ministri i Brendshëm, Sulejman Sojlu, ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu, si dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank./OxygenPress.info