Thënie nga Dalai Lama

0
1028

“Dashuria është mungesa e gjykimit.”

“Heshtja ndonjëherë është përgjigja më e mirë.”

“Qëllimi jonë primar në jetë është t’i ndihmojmë të tjerët. Nëse nuk mund t’i ndihmoni të paktën mos i lëndoni ata.”

“Njerëzit marrin rrugë të ndryshme në kërkim të përmbushjes dhe lumturisë. Vetëm sepse ata nuk janë në rrugë të njejtë me ty, nuk do të thotë se ata janë të humbur.”

“Atij që e dashuron jepi krahë për të fluturuar, rrënjë për tu kthyer dhe arsye për të qëndruar.”

“Ndajeni dijen tuaj. Kjo është mënyra më e mirë për ta arritur pavdekësinë.”

“Aty ku injoranca është sunduese, nuk ka asnjë mundësi për paqe të vërtetë.”

“Kur ne ndjejmë dashuri dhe mirësi ndaj të tjerëve, jo vetëm që të tjerët i bëjmë të ndjehen të dashur dhe të respektuar, por kjo gjithashtu na ndihmon edhe neve për të zhvilluar paqen dhe dashurinë e brendshme.”