Fundjavë e ftohtë, acari i vërtetë po vjen bashkë me javën

0
74

Prishtina Weather raporton se ditëve të fundjavës vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e acarit arktik që ka përfshirë rajonin tonë.

Nga dita e diel, një vorbull ciklonike që me masa të ftohta polare do të zbarkojë mbi rajon, që pritet të sjellë reshje të dobëta bore, e në fillim të javës pritet të depërtojë acari i vërtetë polar në drejtim të vendit tonë, që do të zbres ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës pritet depërtimi i një cikloni nga Atlantiku deri në Mesdheun jugor, që mbi vendin tonë mund të sjellë kushte për reshje më intenzive të borës.

Gjatë ditës së shtunë, për shkak që nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme, e nga dita e diel, pritet të fryejnë erëra mesatarisht të fuqishme, ku pritet që vlerat e indeksit të zbresin në normale dhe të mira.

Sot është shumë ftohtë. Në mëngjes do të ketë kthjellime, e gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje të dobëta bore.

Të dielën dtohtë. Kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

Të hënën shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Paradite me mundësi për reshje të dobëta bore.

E marta acar. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vranësirat shtohen. Ditën e mërkurë kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten nën vlera mesatare. Në fundjavë minimalet do të luhaten nga -9C deri në -4C, e maksimalet nga -2C deri në +2C. Në fillim të javës minimalet pritet të zbresin edhe deri në -11C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C.

Era do të fryejë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 1-9m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të rritet lart mbi vlera normale./OxygenPress.nfo