Ligj: Në Kaliforni do shiten vetëm kafshët e pastreha

0
356

Kalifornia ka vendosur të bëhet shteti i parë i SHBA-së që ndalon shitjen e maceve, qenve dhe lepujve në dyqanet e kafshëve nëse ato nuk janë nga ndonjë qendër strehimi.

Ligji, i cili ka hyr në fuqi që nga 1 janari, ka për qëllim që të ndalojë mënyrën e deritanishme të tregtimit të kafshëve.

Mënyrat e përdorura deri tani konsiderohen se janë bërë për përfitime, duke prodhuar kafshë, madje në kushte jo njerëzore dhe probleme afatgjata shëndetësore për kafshët.

Ligji parasheh që në secilin dyqan kafshësh duhet të ekzistojnë të dhënat për kafshët që posedojnë, që tregon mbi origjinën e secilës kafshë, në të kundërtën dënohen me 500 dollarë.

Por, në Kaliforni ende mund të blesh një kafshë që nuk vjen nga strehimoret, por këtë mund ta bëjnë vetëm në privat.

Ky vendim, që për qëllim ka shpëtimin dhe adoptimin e kafshëve shtëpiake u prezantua nga Patrick O’Donnell dhe u nënshkrua në Ligj nga guvernatori i Kalifornisë, Jerry Broën në tetor të vitit 2017.

O’Donnell tha se kjo është një fitore për miqtë tanë me katër këmbë, e edhe do ndihmonte për taksapaguesit, duke pasur parasysh se 250 milionë dollarë jepen çdo vit në këtë shtet për të strehuar dhe shpëtuar kafshët.

Ligji ka shumë pika të rëndësishme, ndër to, duhet përcaktuar saktë dhe informuar secilin blerës, nëse kafsha mund të shtohet apo është sterie./OxygenPress.info