SHBA dhe Izraeli dalin nga UNESCO

0
85

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë hequr dorë nga Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), me arsyetimin se organizata nxit paragjykimet anti-izraelite.

Tërheqja është kryesisht procedurale por i shërben një goditje të re UNESCO-s.

Administrata e presidentit Amerikan patë njoftuar se se mund të tërheqet nga ky institucion në tetor të vitit 2017.

Organizata me bazë në Paris është denoncuar nga kritikët e saj si një vend për paragjykimet anti-izraelite, e cila ka përmendur vendet e lashta hebraike si vende të trashëgimisë palestineze.

SHBA ka kërkuar “reformë themelore”, në agjencinë që është e njohur për programin e Trashëgimisë Botërore për të mbrojtur vendet kulturore dhe traditat.

UNESCO gjithashtu punon për të përmirësuar arsimin për vajzat, për të promovuar të kuptuarit e tmerreve të Holokaustit dhe për të mbrojtur lirinë e medias.