Shkencëtarët ende nuk e dinë si është zhvilluar gjuha njerëzore

0
138

Që nga koha e Darvinit , shkencëtarët janë habitur me evolucionin e gjuhës. Ata mund të vëzhgojnë produktin e sotëm:Njerëzit kanë sot kapacitet për të ditur një gjuhë, qoftë të folur apo të shkruar.

Dhe ata mund të nxjerrin përfundimin e gjendjes fillestare: Sistemet e komunikimit të majmunëve të tjerë, sugjerojnë aftësitë e pranishme tek paraardhësi ynë i përbashkët.

Shumica e shkencëtarëve, mendojnë që kjo ndodhi në faza , pasi paraardhësit tanë evoluan në përshtatje të nevojshme për gjuhën. Në fazat e hershme, paraardhësit tanë njerëzorë do të kishin përdorur një lloj proto-gjuhe më komplekse sesa komunikimi i majmunëve, por me mungesë të elementëve të gjuhës moderne.

Disa studiues, argumentojnë se paraardhësit tanë këndonin para se të flisnin. Të tjerë pretendojnë se proto-gjuha, ishte dominuar nga gjeste pantomimike. Por para se të përpiqemi të shpjegojmë se si u zhvillua gjuha, ne duhet të sqarojmë saktësisht se çfarë ka evoluar.

Ne duhet të përcaktojmë se çfarë është gjuha, dhe si ndryshon ajo nga aftësitë komunikuese të të afërmve tanë evolucionarë, majmunëve të mëdhenj. Në gjuhën njerëzore, tingujt dhe shenja arbitrare përfaqësojnë fjalë specifike, të cilat mund të mësohen, shpiken dhe kombinohen pafundësisht brenda strukturave gramatikore.

Ne mund të flasim për çdo gjë që mund të mendojmë – mbi planet tona, ushqimet, politikën. Dhe shumë deklarata kanë kuptime specifike, që janë të varura nga konteksti. Për shembull “Si jeni?” Mund të jetë një përshëndetje, dhe jo një pyetje që kërkon të mësojë diçka. Gjuha na lejon të lidhemi me të tjerët, ose t’i takojmë ata.

Edhe pse gjuha jonë amtare nuk është e lindur, të vegjëlit e mësojnë atë pa ndonjë përpjekje të ndërgjegjshme. Këto cilësi, e bëjnë gjuhën një sistem komunikimi të jashtëzakonshëm, që gjendet ekskluzivisht vetëm tek njerëzit. Por sistemi mund të ndahet në komponente, ose tipare të nevojshme për gjuhën.

Dhe këto lindën në kohë të ndryshme në të kaluarën tonë evolucionare. Tiparet e përbashkëta me majmunët e tjerë, ekzistonin miliona vjet më parë tek paraardhësi ynë i përbashkët. Karakteristikat që nuk i shohim tek majmunë të tjerë, shfaqen ndoshta vetëm tek hominidët , dega evolucionare që përfshin njerëzit dhe të afërmit tanë të zhdukur.

Ekzistojnë të paktën 3 elementë të gjuhës, që janë të pranishme vetëm tek hominidët:Së pari, ka një kontroll të shkëlqyer mbi kordat tona zanore. Majmunë të tjerë, ka të ngjarë të lindin me një repertor më të kufizuar të vokalizimeve.

Dallimi ka të bëjë me atë se si është ndërtuar truri ynë: Njerëzit kanë lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet neuroneve që kontrollojnë kutinë tonë të zërit dhe korteksit motorik, rajonin e trurit, që është përgjegjës për lëvizjet e vullnetshme. Skanimi i trurit, tregon se këto lidhje mungojnë tek primatët e tjerë.

Tjetra është prirja jonë për të komunikuar, për hir të komunikimit . Për ta përmbledhur këtë, biologu evolucionist gjerman Ë.Tecumseh Fitch, përdori termin gjermane Mitteilungsbedürfnis “nxitja për të ndarë mendimet”. Teksa shimpzetë përdorin një grup të caktuar thirrjesh dhe gjestesh për të përcjellë gjërat thelbësore – ushqimin, gjininë dhe rrezikun – njerëzit flasin për lidhjen dhe shkëmbimin e ideve, dhe përpiqen të sigurohen se janë kuptuar.

Shumica e studiuesve, ia atribuojnë këtë ndryshim një ideje të quajtur “teoria e mendjes”, mirëkuptimi se të tjerët kanë mendime. Shimpanzetë tregojnë një teori më të kufizuar të mendjes, ndërsa njerëzit e dinë se njerëzit e tjerë mendojnë gjëra – dhe ne vazhdimisht përdorim gjuhën për t’i zbuluar dhe ndikuar tek ato mendime.

Dallimi i fundit, është sintaksa hierarkike. Fraza dhe fjalia, kanë strukturë të mbivendosur, dhe këto sigurojnë një kuptim, përtej sekuencës së thjeshtë të fjalëve. Për shembull, merrni fjalinë: “Çadi, që kishte dalë për të darkuar jashtë me Tonin, ishte vonë në takim”./Bota.al/OxygenPress.info