Sarri: Ky futbollist është si Messi e Ronaldo

0
64

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët më të mirë, së paku në dhjetë vjetët e fundit dhe janë shembull që merren nga të tjerët.

Por, trajneri Maurizio Sarri thotë se Eden Hazard ka ndikim të ngjashëm te Chelsea sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në skuadrat e tyre përkatëse. Londinezët të mërkurën mposhtën Watfordin. Hazard shënoi dy gola, të 100-in dhe 101-in personal për klubin, duke siguruar për momentin vendin e katërt në klasifikim, dy pikë para Arsenalit.

Ylli i Belgjikës ka qenë i përfshirë drejtpërsëdrejti në 19 gola të Premier League, këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në garë, ndaj trajneri Sarri kishte vetëm lavdërime për sulmuesin e vet. “Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Messi është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, Cristiano Ronaldo është shumë i rëndësishëm për Juventusin”, ka thënë Sarri.

“Eden është një lojtar shumë i mirë, i aftë të luajë në çdo pozicion. Për momentin po luan si ‘9 fals’ dhe është shumë i aftë në atë rol. Ndaj Watfordit shënoi dy gola dhe mendoj se krijoi edhe dy ose tri shanse shumë të mira. Ai është shumë i aftë të luajë për skuadrën dhe të krijojë hapësira për shokët e tij. Është e vështirë për ta ndalur atë, sepse ka cilësi, shpejtësi dhe aftësi të veçanta”, ka shtuar tekniku italian.

Ndërsa, ende nuk dihet nëse Hazard do të qëndrojë te Chelsea apo jo, pasi për shërbimet e tij po interesohen skuadra të mëdha, sidomos Real Madridi./OxygenPress.info