Historia e djathit të cilin e pëlqejnë të gjithë

0
354

Djathi mocarella e ka origjinen në Napoli të Italisë. Mocarella fillimisht u krijua nga qumeshti i buffalove te ujit.

Mocarella tani bazohet kryesisht në qumështin e lopës duke ofruar vlera ushqyese të shëndetshme.

Është nje produkt shumë i shëndetshëm që përmban vitamina e minerale.

Disa nga vitaminat e shëndetshme që gjenden në mocarelle janë niacina, riboflavina, ka permbajtje të bioines dhe vitamines B6.

Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme dhe ndikojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Por, për shkak se këto vitamina janë të tretshme në uje trupi nuk i ruan ato për kohë të gjatë.

Mocarella përmban edhe vitamina e tjera siç janë vitaminat A, D dhe E të cilat janë të rëndesisme për rritjen e kockave, absorbiimin e kalciumit dhe mbrojtjen e membranave qelizore.

Një pjesë e djathit të mocarelles ka 183 miligram kalcium që është më shumë se 18% e konsumit të rekomanduar ditor.

Kalciumi është i rëndesishëm për të ruajtur strukturen e kockave dhe për t’i mbrojtur dhëmbët nga formimi i smaltit.

Përmban gjithashtu 13% të sasisë së rekomanduar ditore të fosforit i cili është thelbësore për trupin.

Ushqyes të tjerë që gjendën në mocarellë përfshijnë kalium klorid hekur dhe natrium.

Mocarella është gjithashtu burim i rëndesishëm i proteinave, që ndikon shumë në ruajtjen e energjisë dhe forcën e muskujve.

Kalciumi i gjetur në djathë mozzarellë gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës dhe siguron mbrojtje ndaj kancerit te gjirit dhe sindromës metabolike, e cila është një grup i disa kushteve qe rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës./OxygenPress.info