PSG – Neymar, klauzola e largimit është befasuese

0
29

Sulmuesi Brazilian vazhdon të mbajë epitetin e futbollistit më të shtrenjtë në historinë e këtij sporti, që kur u transferua nga Barcelona për te PSG për shifrën prej 222 milionë eurosh.

Duke marrë parasysh se për shërbimet e tij edhe më tutje interesohen skuadrat më të mëdha evropiane, mendohej se klauazola për largimin e tij eventual nga kampioni francez do të ishte më e lartë se ajo e largimit nga Barcelona.

Mirëpo, mediet spanjolle kanë njoftuar se ylli i Paris Saint-Germain ka një klauzolë më të vogël se ajo që e kishte në Barcelonë

Sipas AS, Neymar ka një klauzolë lirimi, që do ta lejonte largimin e tij nga PSG në vitin 2020 për 160 milionë euro.

Real Madridi është njëra prej skuadrave që e kërkon me ngulm, por Neymar do të jetë 28 vjet në vitin 2020 derisa shpesh mediet shkruajnë që ai mund të rikthehet në “Camp Nou” pasi të ketë luajtur sëpaku tri vjet në Paris./OxygenPress.info