Kosovari shpëton jetën e një 14 vjeçari të ngujuar në oxhak në Austri

0
96

Muharrem Behrami nga Podujeva ka intervenuar për të shpëtuar një 14 vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.

Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe policinë austriake, kanë shpëtuar 14 vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në një oxhak. Ishte kosovari ai i cili ka dëgjuar ulërimat e 14 vjeçarit i cili kërkonte ndihmë, më pastaj ka njoftuar forcat e rendit për intervenim. Ky rast ka marrë vëmendje në mediet austriake, e që një faqe e ka zënë edhe te gazeta “LandLeute”.

“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, MuharremBehrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 01:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat më në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta, transmeton faqja “Podujeva Vendlindja Ime”.

Pas intervenimit, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur.

“Në orën 04:30, djali u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet tutje.

MuharremBehrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, është shprehur i kënaqur. Ai nuk e konsideron veten një shpëtimtar.

“Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për media austriake.MuharremBehrami punon dhe vepron në Linz të Austrisë. Ai tashmë është bërë hero në këtë shtet./KultPlus/OxygenPress.info