Një person ngjitet në pemën e Krishtlindjeve para Shtëpisë së Bardhë!

0
107

Një person është ngjitur në pemën e Krishtlindjeve jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe më pas është shoqëruar në një spital në Uashington për një ekzaminim psikiatrik.

”Personi besohet të vuajë nga ankthi emocional, ai nuk pati lëndime fizike”, tha roja i Shërbimit të Parkut Kombëtar, Eduardo Delgado.

Dy negociatorë u thirrën në vendin e ngjarjes për t’i folur njeriut të paidentifikuar mbi pemë, ku ai qëndroi rreth një orë, para se të zbriste me dëshirën e tij.

Pema nuk ishte brenda zonës së Shtëpisë së Bardhë dhe nuk besohej se dikush brenda ndërtesës ishte në rrezik.

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump ishin të pranishëm në ndriçimin e bredhit të lartë në nëntor./Atsh/OxygenPres.info