Zejet, pjesë e trashëgimisë kulturore

0
291

Bashkimi Evropian ka përkrahur revitalizimin e qarshisë në Pejë, dhe asaj në Gjakovë duke përmirësuar  infrastrukturën, rrugët, ndriçimin dhe brendimin, themelimin e qendrave  të ndërmarrësisë dhe zhvillimin e hartave të trashëgimisë kulturore.

Qarshia e vjetër në Pejë është rigjallëruar. Është rregulluar rruga, ndriçimi publik dhe brendimi i dyqaneve. Por, një zejtar po ka vështirësi të trashëgojë zejen, përcjell OxygenPress.

“Unë kisha pas dëshirë që edhe të rinjtë të tjerë, pse jo me vazhdu këtë zehe, që të mos humb edhe mos me u shu”, thotë Afrim Lata, plisaxhi.

E forma e zgjedhur për promovimin e trashëgimisë ka qenë përmes ruajtjes.

Nermin Kastrati nga Zyra për Informim e Menaxhimit të Trashëgimisë thotë se është mirë që një kulturë e tillë të vazhdohet, që të motivohet edhe të rinjtë të vijnë edhe të mësojnë këtë lloj zehe.

Zeja e prodhimit të veshjeve tradicionale nga leshi, si duket, ka të ardhme më të ndritur.

“Qito dasma qito koncerte që pombahen po kërkohet shumë veshja tradicionale”, thotë Nurije Haxhijaj, zejtare e veshjeve tradicionale.

Zejet si trashëgimi kulturore

Bashkimi Evropian ka mbështetur rivitalizimin e çarshive të vjetra në Pejë dhe Gjakovë. Dyqanet po i gëzojnë frytet e investimit në infrastrukturë. Për më tepër, qendrat e zejtarisë janë aktivizuar për të mbajtur këtë traditë gjallë. Ato gjithashtu janë qendra të zhvillimit të produkteve turistike që nxjerrin në pah trashëgiminë kulturore. Versioni i gjatë këtu: https://bit.ly/2EDJHF3Ovde na srpskom: https://bit.ly/2QMk9wVEnglish version here: https://bit.ly/2Q11GaI

Posted by European Union Kosovo on Saturday, December 22, 2018