Arch Daily përzgjedh kartolinat e kosovarëve si më të mirat për 2018

0
69

Revista prestigjioze “Arch Daily” ka krijuar një “sfidë” për realizimin e kartolinave më të mira në fushën e arkitekturës, për vitin 2018. E në mesin e kartolinave më të mira të përzgjedhura kanë qenë edhe ato të tre kosovarëve, nga Leart Miftari, Kaltrina Miftari dhe Benart Shala.

Kjo sfidë vjetore ka për qëllim të gjejë mënyra inovative dhe origjinale për të shprehur kreativitetin përmes dizajnimit të dhuratave, urimeve e zbukurimeve për nderë të festave të fundvitit ndërkohë që këtë vit është edicioni i katërt i këtij manifestimi.

E arkitektët nga Kosova nuk është hera e parë që na bëjnë krenarë.

Projekti i Leart Miftarit së bashku me kolegë , “The Site Theatre” i nominuar më herët për çmimin Young Talent Architecture Award (YTAA), tani do të figurojë në katalogun vjetor të cilin e nxjerr Fondacioni Mies va nder Rohe në Barcelonë.

Ndërkohë që Benart Shala në gusht të këtij viti kishte paraqitur një projekt të mahnitshëm në konkursin “Affordable Housing Challenge 2018|”, në Cambodia./Ndërtimi.info/OxygenPress.info