Kapiteni De Rossi zbulon planet për të ardhmen

0
31

Pas legjendarit Francesco Totti, kapiteni aktual ii Romës, Daniele De Rossi llogaritet si njëra nga ikonat e skuadrës kryeqytetase.

Ai është duke e sanuar lëndimin dhe nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen kundër Juventusit.

“Skuadra nuk po kalon një moment të mirë dhe më vjen keq që nuk do të jem në fushë për të ndihmuar ekipin. Kam filluar rikuperimin, por në moshën që jam, duhet të bëj kujdes se mos më përsëritet dëmtimi, ndaj do të mbetem jashtë fushave edhe për disa ditë”, tha kapiteni i Romës.

De Rossi e pranon se fundi i karrierës së tij është në prag, ndërsa zbulon se planet e tij janë që në të ardhmen të mbetet në futboll, por këtë herë në rolin e trajnerit.

“Ky dëmtim është më i rëndi që kam pësuar në karrierë, çka do të thotë se nuk më ka mbetur shumë kohë në fushën e futbollit. Gjithsesi të ardhmen time e shoh sërish në futboll, në rolin e trajnerit, të cilin më pëlqen ta ushtroj”, tha De Rossi.

Ndryshe nga shumë futbollistë, të cilët në fund të karrierës po vendosin të luajnë në SHBA ose futbollin aziatik, De Rossi nuk e ka përmendur një mundësi të tillë./OxygenPress.info