Z Mobile Prishtina, fitore e madhe ndaj Szolnoki Olaj

0
39

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore tepër të rëndësishme ndaj skuadrës hungareze Szolnoki Olaj me rezultat 81:76. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup.

Khalid Boukichou me 18, Dardan Berisha (17), Divine Myles (12) e Kyan Anderson me 10 pikë ishin më të dalluarit te Prishtina.

Ndërsa, te skuadra hungareze më efikasi ishte Strahinja Milosevic me 24 pikë, derisa david Vojvoda i shtoi 19 sosh.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i dobët për Prishtinës, pasi vendësit krijuan epërsi të shpejtë prej 10:1, por në vazhdim gjërat ndryshuan dhe skuadra jonë ia doli që në fund t’i gëzohet një fitoreje tepër të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina e kryeson Grupin I me 3 pikë nga dy ndeshje./OxygenPress.info