Unikatili përkrah protestën e studentëve në Tiranë

0
184

I njohur si Unikatili, Viktor Palokaj, është një nga artistët e paktë që kanë mbështetur protestën masive studentore disa ditore, në Tiranë.

A i ka qenë i pranishën në protestë përmes pankartave. Të rinjtë kanë zgjedhur vargjet e reperit për të protestuar. Studentët kanë ndryshuar pak tekstet e këngëtarit duke përshtatur situatën e tyre në disa pankarta që vetë Unikatili i ka bërë publike.

“Forca studenta!! Kur fillon politikani me iu frikësu popullit atëherë shteti ecë si duhet!! Mirëpo, mos lejoni parti tjera me rrasë hundën këtu”, shkruan Unikatili./27AL/OxygenPress.info