Një këngë dashurie e madhërishme!

0
87

Ti je e bukur, si profecitë,

Dhe e trishtuar, si ato që bëhen të vërteta

E qetë, me qetësinë që vjen më pas.

E zezë në vetminë e bardhë të jaseminit

Me dhëmbë të mprehtë: ujkonjë dhe mbretëreshë.

Me një fustan shumë të shkurtë, me stil

Por me lot e të qeshura nga kohët e vjetra

Ndoshta nga ndonjë libër i mbretërve tjerë.

Kurrë s’e kam parë shkumën në gojën e një kali lufte,

Por kur e shkumëzove trupin tënd me sapun

E pash.

Ti je e bukur, si profecitë

Që kurrë nuk bëhen të vërteta.

Dhe kjo është shenja mbretërore;

Kaloj mbi të me gjuhën time

Dhe me gishtat e dukshëm mbi atë

Vrazhdësi të ëmbël.

Me këpucë të rënda ti godet

Pengesat nga dhe rreth meje.

Unazat tua të egra

Janë gërbula e shenjtë e gishtave tu.

Nga toka del gjithçka që shpresoja të mos e shoh kurrë më:

Shtylla dhe dritarja në prag, korniza dhe ibriku, copëza të thyera, të venës.

Shumë fytyra po fshihen këtu.

(E kujt nga e kujt?)

Dhe në mbrëmje

Të llokoçisësh me atë

Skeptër të artë dhe qorr

Në qejfe.

Me peshën e mbretërisë dhe lodhjes.

Një këngë dashurie e madhërishme-Poezi nga Yehuda Amichai.