Vullnet Sefaja i rikthehet muzikës

0
84

Vokalisti i grupit Marigona, Vullnet Sefaja i është rikthyer muzikës së fundmi në një projekt të përbashkët për t’i kënduar  qytetit të tij të lindjes, Mitrovicës.

Ai për Telegrafin tha se po pritet një rikthim i mundshëm në  grupin Marigona.

Këngëtari Vullnet Sefaja u rikthye pas disa vitesh me një këngë dedikuar Mitrovicës, projekt i përbashkët me artistët: Gili, Linda Hakaj, Teuta Kurti, dhe Enis Potoku.

“Është një ndjenjë paksa e përzier për mua në veçanti, sepse ne si grup, pra Marigona, në vitin 1997 e kemi bërë këngën për Mitrovicën, e që sot në vitin 2018 është akoma aktuale dhe nuk është se kam pasur dëshirë të bëj ndonjë kënge prapë për Mitrovicën të llojit të njëjtë, pra të vështirësive në të cilat kalon ai qytet edhe sot e asaj dite, por ja që mua krejt më njohin si një lokalist fanatik dhe unë pranova të jem pjesë e këngës së Ilir Beranit”, ka thënë ai.

I pyetur se pse më nuk janë aktiv në muzikë, ai tha se obligimet nëpër të cilat po kalon  sidomos ai , kanë bërë që të jenë jo aktiv. Po ashtu, ka treguar se shumë shpejt pritet diçka nga ai.

“Unë shpresoj që po, sepse veç kemi filluar të bisedojmë rreth disa projekteve të cilat tash nuk kam mundësi të ju them se cilat janë, por shpresoj që me kohë do të njoftoheni”, ka përfunduar ai.

Grupi”Marigona” filluan të merren me muzikë që në vitet 90-ta, duke u shndërruar në një prej grupeve më të pëlqyera të muzikës‘rock’ në mbarë trevat shqiptare. Marigona është emri që gjithmonë na sjell me freski në kujtesë.