Shumë barna blihen më shtrenjtë si shkak i korrupsionit

0
75

Derisa,  në botë një deri në gjashtë vdekje ndodhin si shkak i sëmundjes së kancerit, në Kosovë bëhet korrupsion me barnat kundër kancerit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se shumë barna për shkak të korrupsionit janë blerë shumëfish më shtrenjtë.

“Imatinibi, më parë është blerë për 652 mijë euro, ndërsa sasinë e njëjtë këtë vit ne e kemi blerë për 75 mijë euro”, ka shkruar Ismajli.

Sipas Ismajlit,  në një kontratë të vetme  kanë arritur të shpëtojnë   577 mijë euro. Ndërsa, në total,  për barnat kundër kancerit rreth 1 milion euro./OxygenPress.info