Shkrimtarja shqiptare thotë se shqiptarët nuk lexojnë

0
103

Majlinda Bregasi, është linguiste, shkrimtare e regjisore. Pos “Ikje” ajo ka shkruar edhe “Fillimi i një fundi” ndërsa ka fituar çmimin për romanin më të mirë në vitin 2016, ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Bregasi është edhe përkthyese e studimeve gjenerative të shqipes të Savoias e Manzinit, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Gazetare dhe autore e disa filmave dokumentarë. Ajo është edhe autore e librit “Përtej Debatit Politik- Analizë e Bisedës”, që është edhe studimi i parë i këtij lloji në gjuhësinë shqiptare.

L ibrin e parë ajo e ka botuar kur ishte vetëm 17 vjeçe. Poezi për Nënë Terezën, diku edhe për demokracinë. Më vonë, do të niste të shkruante në tema të tjera, gjithmonë pak e ndikuar nga komentet e lexuesve të librave të saj. Një profesoreshë, një shkrimtare, një gazetare, një nënë që nuk përton të blejë libra për historinë e këpucëve – dhuratë fëmijut të saj.

Majlinda Bregasi tregon se të shkruarit e ka tërhequr gjithmonë dhe se kur fillon të shkruajë ajo kujdeset që ta ketë kohën e saj, rahatinë e saj, dhe mendjen me vete.

“Të jesh shkrimtare ma kushtëzon jeten. Sidomos kur shkruan prozë, nuk dëshiron të të dalin shumë njerëz përpara. Por edhe për poezi është njëjtë, sepse ke nevoje për përqendrim maksimal derisa e zbërthen mendimin në fjalë. Në prozë të duhet një hapësirë e vogël për veten dhe ku je veç ti e bota jote, dhe kjo nuk është e mundur gjithmonë sidomos në ditën e sotme kur jemi duke bërë 100 punë” tregon Majlinda Bregasi.

Dy romane i ka të botuara, ndërsa të tretin po e bën gati. Tregon se në këtë të fundit do të ketë skena seksi, ndërsa në dy të parët i është larguar idesë së seksit dhe idesë së një grua a një vajzë është me zemër të thyer pasi e ka lënë i dashuri apo burri.

Po, do të donte që librat e saj një ditë të ktheheshin në filma. Në librin “Ikje” flet për Vjosën, Gurin, për UÇK-në, për hakmarrjen, për një fëmijë në karrocë, për plumbat dhe luftën në Kosovë.

Ajo mendon se shqiptarët nuk lexojnë dhe kanë një dinamizëm të jetës më ndryshe se evropianët.

“Shumica e njerëzve thonë shqiptarët s’lexojnë, shqiptarët s’lexojnë, shqiptarët s’lexojnë, dhe unë nuk mendoj fare ashtu, që nuk lexojmë. Kemi një dinamizëm të jetës më ndryshe se evropianët. Unë në Firence jam 1 orë në tren, dhe jam e detyruar të lexoj. Në Ferizaj nëse dëshiroj të shkoj nuk ka tren. Megjithatë jam e habitur shumë me nivelin shumë të mirë të një grupi studentësh me të cilët kam punuar” tregon Bregasi./OxygenPress.info