Pepe, nga i urryeri, në humanist

0
52

Veterani portugez, 35 vjeçari Pepe njihet si njëri nga futbollistët më të ashpër, më të padisiplinuar, madje edhe i urryer nga tifozët e skuadrave kundër të cilave ka luajtur.

Megjithatë, së fundi ai ka dëshmuar si di të jetë edhe njeri i mirë.

Pepe e ka ndërprerë bashkëpunimin me gjigantin turk Besiktas, për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet skuadra nga Stambolli.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, pagën e tij të fundit e ka ndarë për të punësuarit në klub, si kuzhinierët, pastruesit, mirëmbajtësit e fushës…

Këtë lajm e ka publikuar gazeta spanjolle “Marca”, e cila bën të ditur se Besiktas nuk është në gjendje të përballojë pagën e lartë të portugezit dhe për këtë arsye rrugët e tyre janë ndarë.

Pepe është 35 vjeçar, ndërsa për Besiktasin ka luajtur në 52 ndeshje, i ka shtuar 7 gola dhe 3 asistime.

Mbetet të shihet nëse do t’i varë “këpucët në gozhdë” apo do të fillojë një aventurë tjetër./OxygenPress.info