Një shfaqje ndryshe në Teatrin Kombëtar të Kosovës

0
203

Për herë të parë, Teatri Kombëtar i Kosovës sjell në skenë storien e poetit të famshëm, Rumi. Për të treguar storien e tij, trupa e aktorëve janë trajnuar intenzivisht për të prezantuar kërcimin e dervishëve fluturues në mënyren më autentike të mundshme.

“Destur”, shkruar nga Musa Ramadani, dhe “Blasfemi e Ëmbël” nga Elif Shafak janë bashkuar e përpunuar  nga regjisorja Zana Hoxha Krasniqi.

Ndërsa ngjarja ndodh në shekullin e 13-të, kjo shfaqje trajton interpretimet e ndryshme të fesë dhe dashurisë dhe konfliktet që ngriten mes intelektit akademik dhe mençurisë së pastër. Shemsi i Tabrizit, një endacak që kërkonte Zotin, ka gjetur formën më të pastër të dashurisë prandaj prezenca e tij i lë të gjithë të transformuar. Mevlana Rumi, është një dijetar dervish i njohur për diturinë akademike ndaj fesë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

Shfaqjen mund ta shihni nesër prej orës 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në rolet kryesore janë Çun Lajçi dhe Shkelzen Veseli./OxygenPress.info