Historike – Kosova bëhet me Ushtri

0
101

Gjatë ditës së sotme, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për tri projektligjet, të cilat i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri, pa ndryshime në emër.

Kështu, deputetët kanë votuar për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite./OxygenPress.info