Gjurmët që lanë kosovarët nëpër botë këtë vit

0
53
Balkan Nightscape (Prishtina, Kosovo)

Ambasadorët më të mirë të saj janë të rinjët që me punën, angazhimin dhe artin e tyre po e bëjnë vendlindjen krenare. Kënga dhe sporti këtë vit ishin dy armët më të fuqishme me të cilat shumë kosovarë “luftuan” jo vetëm për vetën e tyre por edhe për përfaqësimin më të denjë të tokës mëmë nëpër botë. Kujtojmë një rresht nga kënga e Rita Orës, “Shine Ya Light”, që thotë: “We started slow but we beat you in the final”.

“Fillimi i ngadaltë me një finale pushtuese”, këtë mesazh e  përçoi  në këngën e saj Rita vite më parë ndërsa këtë vit u dëshmua për të gjithë. Rita realizon ëndrrën e fëmijërisë Jo rastësisht listën e personave më të suksesshëm ndërkombtarisht këtë vit e nisim me Rita Orën.

Ajo ishte e para që u hapi dyert dhe u dha vetbesim të gjithë talentëve të rinjë kosovarë jashtë kufijve t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe të punojnë fort për to sepse ato mund të realizohen.

Sukseset për të kanë qenë të pranishme qysh në fillimin e karrierës së saj. Por këtë vit puna e saj e palodhshme u shpërblye pa masë. Rita këtë vit fitoi një çmim në edicionin e 35-të ndarjes së çmimeve vjetore të MTV Video Music Aëards, në kategorinë “Best Dance”, për këngën e saj “Lonely Together” në bashkëpunim me Avicin të cilit edhe ia kushtoi këtë çmim pas vdekjes së tij. Rita u bë e para kosovare që u shpërblye në këtë event. Me publikimin e albumit të saj “Phoenix”, suksesi i saj vetëm rritej në një dozë më të lartë.

Ndër këngët më të pëlqyera të këtij albumi ishte “Let You Love Me”, këngë kjo e cila shënoi histori në toplistat angleze, duke u rradhitur e gjashta menjëherë pas publikimit të saj e gjithashtu duke u rënditur në top 10 këngët më të dëgjuara në Britaninë e Madhe.

Përveç sukseseve në muzikë, ajo mendoi edhe si ta përdorte suksesin e saj për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. Këngëtarja u bë bashkë me modelen Cara Delevingen në një kampanjë kundër ngacmimeve në Internet “Enough is Enough”. Ajo gjithashtu performoi në një koncert bamirës të organizuar nga BBC në Ëembley për fëmijët në nevojë. Rita arrin gjithmonë t’i plotësojë ëndrrat Kosovës e ëndrrën e saj më të madhe e plotësoi marka e njohur e modës “Victoria’s Secret”.

Që nga adoleshenca ajo kishte ëndërruar të performojë në pasarelën e kësaj marke të njohur, ku këngëtarët më të pëlqyer në botë e kishin shkelur skenën e saj. Me realizimin e ëndrrave të saj këngëtarja bëri krenar vendlindjen. ERA e re për Kosovën Një erë e re për Kosovën, një kohë e ndritur. Emri i saj do të thotë periudhë e re në histori. Periudhën e re për Kosovën e nisi nga Prishtina me “bon bon-in” e saj e  që më vonë e ëmbëlsoi gjithë botën. Era Istrefi e cila është rritur me muzikë, një vajzë unike dhe shumë stil këto vitet e fundit na bëri më se krenar. Edhe një moment i shënuar për historinë e artit dhe kulturës për Kosovën nga Era Istrefi. Këtë vit ajo bashkë me Ëill Smith dhe Nicky Jam, performoi këngën “Live It Up” në Kampionatin Botëror të Futbollit, që u mbajt në Rusi.

Këngëtarja mori lëvdata nga të gjithë, e gjithashtu u dekorua nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me medalje presidenciale për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombtare.

Era u nominua edhe në “Break Tudo Aëards” me këngët: “Prisoner dhe “Oh God”, në kategorinë “Arstisti i ri ndërkombtar”. Kosovarja gjithashtu u fut edhe në listën e stickers në rrjetin social Instagram.

Ndër të tjera ajo u cilësua edhe si ambasadore e muzikës POP dhe një person me shumë ndikim që po e fut Kosovën në hartë edhe pse ka shumë të tillë që nuk duan ta shohin aty. Këtë epitet i dha revista e njohur “Politico” ku e renditi në mesin e emrave që presin ta pushtojnë botën. Kosovarët e DUAn Duan

Kur ajo u pyet nga revista presitgjioze “Vogue” se për çka është falenderuese, ajo u përgjigj se ishte për albumin e parë pasi ia kishte hapur rrugët për turne të shumtë muzikor në shtete të ndryshme. Kosvarët e DUAn Dua Lipën.

Thjeshtësia, modestia dhe talenti i pa diskutueshëm, në sirtarin e suksesve i solli më të rëndësishmet këtë vit. Për herë të dytë por me një organizim dhe përkushtim më të madhë ajo bashkë me babain e saj ish këngëtarin e grupit ODA, Dukagjin Lipën, arritën që rinisë kosovare t’i bënin një festival tre ditorë në Gërmi të quajtur “Sunny Hill”.

Ky festival mblodhi jo vetëm artistë nga Kosova nëpër botë por edhe emrat të tjerë të njohur në botë si Martin Garrix. “Sunny Hill” u vlerësua si njëri ndër festivalet më të mira të organizuar në Ballkan.

Ishte vet babai i Duas që tregoi se një event i tillë do ta vendoste shtetin tonë një shkallë më lartë sa i përket kulturës. Dua këtë vit pati bashkëpunime me shumë emra të njohur të muzikës ndërkombtare si Andrea Bocelli. Ajo  gjithashtu u rangua si artistja më e dëgjuar e vitit në “Spotify” në Britaninë e Madhe, vendi i dytë si artistja më e dëgjuar në botë në “Spotify”, albumi më i dëgjuar në botë nga një artiste femër, vendi i katërt për albumin më të dëgjuar botërisht në “Spotify”, këngëtarja më e dëgjuar në “Apple Music”me  mbi 5.3 miliardë dëgjime, kopertina e vitit 2018 për revistë “Vogue”… Qershia mbi tortë për Duan ishte nominimi i saj në dy kategori këtë vit në “Grammy Aëards”, një event ky me përmasa të mëdha ku nominohen edhe këngëtarë si: Beyonce, Jay Z, Kanye Ëest, Rihanna e shumë të tjerë.

Lajmin e ndau vet këngëtarja përmes një videoje live në Instagram duke qarë dhe duke pirë shampanjë.

E nominuar në këtë event nuk ishte vetëm Dua por edhe “motra” e saj nga Shqipëria, Bebe Rexha.

Shqiponjat në Rusi Në Kampionatin Botëror të Futbollit këtë vit nuk la “Shqiponjë” vetëm Era Istrefi. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy kosovarë që luajnë në kombtaren zvicerane i dhuruan një vend më lartë Zvicrës në ndeshjen me Serbinë dhe Kosovës një moment historik.

Gjatë natës së ndeshjes së Serbisë dhe Zvicrës të gjitha fanellat e lojtarëve ishin me ngjyrë të kuqe e portieri i Zvicrës kishte zgjedhur të zezën “si me porosi”.

Fitorja e Zvicrës u shndërrua në fitoren e Kosovës. Golat e dy futbollistëve kosovarë dhe festimi i tyre me shqiponjë u bëri zemrat mal të gjithëve. “Moj Serbi rrjetën ta shpova se mu m’thojnë Granit Kosova”, kështu i dërgoi të fala shtetit fqinjë dhe uroi të gjithë për fitoren.

Xhaka arriti ta barazonte rezultatin me Serbinë gjatë pjesës së parë të lojës ndërsa pikën e fundit ia vendosi Shaqiri me golin e tij fantastik në minutat e fundit të ndeshjes. E nisi Majlinda e vazhdoi Nora Me fillim të këtij viti një sukses në sportin e xhudos u arrit nga Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e artë në turneun e Tunizisë.

Ajo arriti ta mund xhudisten nga Korea, Yoeuyong Këon. Norës iu realizua edhe një ëndërr, ajo u shpall xhudistja më e mirë në Evropë pasi  fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018.

Që nga Majlinda Kelmendi, xhudistët kosovarë ngritën renditjen e Kosovës në këtë sport. Vendin e katërt si xhudistja më e mirë në botë e fitoi pikërisht Nora. Me suksesin e këtyre “perlave” që ka shteti ynë në botë, çdo ditë e më shumë po shohim kosovarë që mundohen ta dëshmojnë veten e tyre. Të motivuar dhe me hapa të sigurt drejt suksesit po ecin edhe: Gashi, Albert Stanaj, Milot Rashica, Edon Zhegrova e shumë të tjerë në fusha të ndryshme veprimtarish. Ky vit do të mbahet mend jo si viti 2018 por si vit i kosovarëve./21media/OxygenPress.info