Ylli shqiptar vjen në Shqipëri

0
43

13 vjeçarja, Erza Muçolli, e cila befasoi jurinë e “France’s got talent”, do të jetë e ftuar speciale në finalen e Festivalit të Këngës në RTSH.

Siç është mësuar edhe nga drejtoresha  artistike e festivalit, Inva Mula, Erza do të ngjitet në skenë për të përshëndetur publikun shqiptar me zërin e saj.

E  shoqëruar  po ashtu nga një kor i madh fëmijësh.  Me interpretimin e këngës “Papaoutai” të Stromae, vogëlushja bëri për vete jurinë e spektaklit “France’s got talent” duke arritur deri në finale.

Në vitin 2014, atëherë 8 vjeç, talenti shqiptar me origjinë nga Kosova ngriti në këmbë publikun francez.