Kjo është kënga pjesëmarrëse e Eliza Hoxhës në Festivalin e Këngës në RTSH

0
59

Kanë mbetur edhe dy javë nga edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ku shumë prej këngëtarëve kanë filluar të prezantojnë këngët e tyre që do i prezantojnë në këtë edicion.

Një prej tyre është edhe Eliza Hoxha me këngën e saj “Peng”.

Komisioni që ka përzgjedhur 22 këngët përbëhet nga Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (producent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist). Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, në Izrael.

Ndërsa, festivali do të zhvillohet në datat 20,21-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.