Çfarë ka ndodhur me 13 dhjetor?

0
81

1294 – Papa Celestine V jep dorëheqjen pas 5 muajsh në krye të papatit, për t’u kthyer në jetën e tij të mëparshme si murg. Akti i tij u përsërit vetëm pas afër 720 vjetësh, kur Papa Benedikt XVI (Joseph Aloisius Ratzinger), i zgjedhur Papë në vitin 2005, dha dorëheqjen pas 8 vjetësh në detyrë.

1577 – Admirali Francis Drake niset në lundrim nga Plymouth, Angli, rreth botës; udhëtimi i parë i tillë nga një britanik. Bëmat e tij janë legjendare; hero mes anglezëve; pirat për spanjollët që quanin “El Draque”.

1924 –  Cena bej Kryeziu ndërmerr sulmin nga Prizreni nëpër malin Korab kundër forcave kryesore të qeverisë shqiptare të udhëhequra nga Bajram Curri. Vetë Zogu kishte kaluar kufirin nga Dibra në Peshkopi, me mbështetjen e forcave lumjane të Muharrem Bajraktarit. Kryeministri Fan Noli, ishte i pa përgatitur për një sulm kaq të gjerë, dhe ushtria e tij e pajisur keq nuk bëri ndonjë qëndresë.

1981 – General Ëojciech Jaruzelski shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Poloni për të parandaluar shkatërrimin e sistemit komunist i cili ndjehej i kërcënuar nga lëvizja punëtore Solidarnost.

1982 – Tërmet i fuqishëm gjashtë ballë sipas shkallës Rihter në Jemen. Ky tërmet lë 2800 viktima dhe 1500 të plagosur.

2002 – Bashkimi Europian shpalli se Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia do të bëhen anëtare që nga 1 maji i vitit 2004.

2003 – Ish-presidenti irakian Saddam Hussein kapet në afërsi qytetin e tij të lindjes, Tikrit, i fshehur nën tokë. Ai u kallëzua nga personi që e kishte fshehur.