Ambasadori i Britanisë: Kosova ka të drejtë të krijojë Forcat e saj të Armatosura

0
20

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura”. Kështu ka thënë Ruairi O’Connell, ambasadori britanik në Kosovë.

Ai ka biseduar me qytetarët e Kosovës, përmes llogarisë së tij facebook, ku ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është pro krijimit të forcës së armatosur.

Ai ka thënë se Kosova të mbetet në konsultim me aleatët e NATO-s.

Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatët e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it, përfshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, ka thënë ai.