Dita Ndërkombëtare e Maleve

0
244

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e kishte vendosur që 11 dhjetori të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Maleve, dhe inkurajon komunitetin ndërkombëtar të organizojë ngjarje të gjitha niveleve në këtë ditë për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm në maleve.

Malet jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve në male nëpër botë, por në mënyrë indirekte përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane. Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim- burime që do të jenë gjithnjë e më të pakta në dekadat e ardhshme.

Sidoqoftë, malet gjithashtu kanë shkallë të lartë të varfërisë, dhe janë jashtëzakonisht të prekshme nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimet, degradimet e tokës dhe fatkeqësitë natyrore.

Në Kosovë vazhdon shkatërrimi i maleve, ku druri shfrytëzohet si lënd djegëse dhe burim i përfitimeve personale.